Erjon Braçe thërret në interpelancë qeverinë ‘Rama’ për rritjen e çmimeve të frutave dhe perimeve.
Njoftimin e tij Braçe e ka bërë publik në rrjetet sociale.
ish-Kryeministri njihet si kritik i qeverisë dhe mes të tjerash ka shkruajtur se çmimet e lëndëve të para në bujqësi janë trefishuar dhe kostot e bujkut janë rritur, ndërsa çmimet e prodhimeve jo.
Postimi i plotë i deputetit:
#PËRBUJQIT
#PËRPUNEN
#PËR ÇMIMET
INTERPELANCË NE KUVEND ME #QEVERINË! ÇMIMET E USHQIMEVE/PERIMEVE FRUTAVE TË FRESKETA JANË RRITUR; POR JO NGA FERMERI!
Nderkohe; CMIMET E LENDEVE TE PARA NE BUJQESI JANE TREFISHUAR! Kostot e bujkut janë rritur, çimet e prodhimeve të tij JO! Raporti mes çmimit të imputeve dhe çmimit të produktit të bujkut është tmerrësisht i padrejtë:
1 kg URE kushton 110 lekë, por 1 kg GRURË kushton 30 lekë; 1 kg DAP kushton 110 lekë, por 1 kg MISËR kushton deri 38 lekë; 1 kg NITRAT kushton 90 lekë, por 1 kg DOMATE (me e mira) kushton 50 lekë! ÇMIMET E DREJTA TE LËNDËVE TE PARA, POR EDHE PRODUKTEVE TË BUJKUT, JANË DETYRË E QEVERISË!