Transmetuar më 13-01-2022, 15:21

Lufta politike mes Berishës dhe Bashës po reflektohet në format më të këqia në mdien online.

Aktivisti i PD-së, Skerdjan Dhuli, ka reaguar ashpër lidhur me komentet që janë bërë në profilin e deputetes Flutura Açka, pas shprehjes hapur të mendimit të saj, kundër ish kryeministrit Sali Berisha.

‘Njerëz që urrejtjen për mendimin e saj ndryshe nga Berisha e shfryjnë duke u lumturuar për vdekjen e djalit të saj të cilën e quajnë si shpërblim që Zoti i dha meqë ajo doli kundër Berishës sot ‘ shkruan Dhuli ndërsa denoncon se komentet vijnë nga një adresë fallco, sipas tij pjesë e call centerit të foltores.

“Ajo që më bëri përshtypje është se njëri nga komentet vjen nga adresë fallco (kjo Marco Marco) pra është pjesë e call centerit të foltores që është si ushtri propagande vetëm për të sharë.”shkruan ai.

Postimi i plotë : Kjo është kafshëri ! Krejt rastësisht u gjenda në fcb e deputetes së PD dhe shkrimtares së madhe Flutura Açka. Shihni çfarë komentesh gjeta.

Njerëz që urrejtjen për mendimin e saj ndryshe nga Berisha e shfryjnë duke u lumturuar për vdekjen e djalit të saj të cilën e quajnë si shpërblim që Zoti i dha meqë ajo doli kundër Berishës sot.

Ajo që më bëri përshtypje është se njëri nga komentet vjen nga adresë fallco (kjo Marco Marco) pra është pjesë e call centerit të foltores që është si ushtri propagande vetëm për të sharë. Pra të paguash djem e vajza të reja për të goditur deputetët e PD. Dhe ku ? Tek djali i saj që ka humbur jetën.

Kjo gjuhë është e tmerrshme por edhe tregues se dhuna nuk vjen rastësisht por krejtë e instruktuar nga Berisha dhe ata që janë rrethi i tij i ngushtë. Nuk pres që ata të distancohen nga kjo gjuhë ndaj më vjen turp për kë kam mbështetur ndër vite.