Transmetuar më 11-01-2022, 18:34

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se është izoluar menjëherë sapo ka kuptuar që ka pasur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe ka anuluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës.

“Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anuluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se gjatë fundjavës Përparim Rama ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë, ku është takuar me homologun e tij Erion Veliaj, dhe është nderuar nga ky i fundit me “Çelësin e Qytetit të Tiranës”.