Transmetuar më 10-01-2022, 19:21

Euforia e javëve të festave, gjatë të cilave planifikohen pushimet dhe dekorimi i shtëpisë, duket tashmë një kujtim i largët. Humori gri dhe ndjenja e zbrazëtisë zënë vendin e entuziazmit tani që pushimet kanë mbaruar. Çfarë ndodh?

Një nga arsyet pse ndihemi kaq të trishtuar dhe të pamotivuar, është mungesa e qëllimeve: vendosja e tyre dhe përpjekja për t’i arritur ato, është një nevojë bazike njerëzore, e cila i bën njerëzit të ndihen të motivuar, entuziastë dhe të lumtur. Vëzhgimi i rrugës së përmbushjes së qëllimeve, rrit emocionet pozitive si entuziazmi dhe krenaria. Dhe kjo është arsyeja, pse organizimi për të kaluar festa të bukura, është aq shpërblyes në fund. Dhe sapo këto qëllime përmbushen, lënë një sens boshllëku tek njerëzit.

‘Mënyra më e mirë për të zgjidhur këtë problem, është të vendosni një objektiv tjetër’, shpjegon Jolanta Burke nga Kolegji Mbretëror i Kirurgëve në Irlandë. ‘Vendosja e një objektivi emocionues për janarin ose Vitin e Ri mund të bëhet një motivim i fortë dhe të rrisë mirëqenien. Por vendosja e objektivave nuk mjafton për të larguar gjendjen gri. Duhet të kujdeseni edhe për trupin tuaj".

Mesatarisht, pas pushimeve, njerëzit fitojnë rreth gjysmë kile, që mund të jenë të vështira për t’u humbur. Ngrënia e tepërt shoqërohet gjithashtu me një humor jo të mirë. Hulumtimet tregojnë se ka disa mënyra për të mbajtur peshën në kontroll si peshimi i rregullt ose agjërimi me ndërprerje. Por, problemi nuk është vetëm ushqimi: gjatë festave, njerëzit pinë dy herë më shumë se zakonisht dhe vlen 5% më shumë. Prandaj, është e rëndësishme të rivendosni një rutinë më të shëndetshme. Për shembull, një dietë me bazë bimore ka treguar se rrit nivelet e energjisë dhe aftësinë për të menduar dhe arsyetuar (funksioni konjitiv), si dhe redukton inflamacionin e përmirëson gjendjen shpirtërore.

Trishtimi që shfaqet pas pushimeve mund të lidhet edhe me ‘efektin weekend’; humori përmirësohet gjatë fundjavës sepse jeni më të pavarur dhe krijoni më tepër lidhje me të tjerët. Por ai përkeqësohet dukshëm sapo përfundon fundjava. E njëjta gjë ndodh edhe pas pushimeve të festave, sidomos nëse ktheheni herët në punë.

Jolanta Burke sugjeron disa ushtrime që mund t’ju ndihmojnë të mendoni më me shumë optimizëm dhe shpresë. Njëri ështa ai i ‘unit më të mirë të mundshëm’, në të cilin ju imagjinoni një të ardhme ku çdo gjë ka shkuar ashtu si ju keni parashikuar. Studimet kanë treguar se funksionon: njerëzit që e bëjnë rregullisht, shkojnë tek mjekut të paktën 5 muaj më rrallë.

‘Merrni një copë letër dhe shkruani për dhjetë minuta gjithçka që duhet për të qenë versioni më i mirë i mundshëm i vetes suaj. Imagjinoni sikur jeni në gjendje të shkëlqyer shëndetësore. Ju jeni kujdesur shumë për trupin dhe mendjen tuaj. Keni punuar për të arritur të gjitha qëllimet tuaja shëndetësore. Tani shkruani çfarë keni bërë, cilat pengesa keni kapërcyer, si e keni bërë dhe cili është rezultati’, shpjegon ekspertja.

"Pavarësisht arsyeve pse ndiheni të dëshpëruar, ajo që ka rëndësi është të kuptoni ndjesin e mungesës së qëllimeve dhe gjendjes shpirtërore gri. Vetëm atëherë mund të zgjidhni të bëni diçka për të përmirësuar situatën, si rritja e aktivitetit fizik, ushqimi i mirë, planifikimi i dietës. Por ju gjithashtu mund të pranoni të jetoni, ashtu si ndiheni, duke u bërë plotësisht i vetëdijshëm pë këtë. Dhe kjo është gjithashtu ok. Në fund të fundit, mirëqenia është një udhëitm, jo një destinacion. Dhe nesër do të jetë një ditë tjetër’.