Transmetuar më 09-01-2022, 11:35

Aksident i rëndë në Kosovë.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Burime nga policia informuan se në aksident janë përfshirë tre automjete.
Nga ky aksident humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 9 të tjerë.
Të lënduarit janë transportuar për në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor.