Transmetuar më 07-01-2022, 12:48

Nuk janë vetëm yjet ata që përcaktojnë disa tipare të personalitetit të një personi. Muaji kur keni lindur ka gjithashtu rëndësi të madhe. Besojeni ose jo, teori të tëra fshihen pas tij. Për shembull bebet e lindura në janar:

Janë shumë të qetë/ Rezultatet e një studimi zbuluan se foshnjat e dimrit janë më të mirë dhe më pak të irritueshëm sesa shokët e tyre të lindur gjatë muajve të verës.

Shpesh bëhen yje sportive/ Sipas një studimi, në Ligën Australiane të Futbollit, një e treta e lojtarëve kanë lindur në janar.

Profesioni i tyre i ardhshëm mund të jetë mjek/ Shumica e mjekëve të përgjithshëm, thonë hulumtimet kanë lindur në muajin e parë të Vitit të Ri.

Mund të bëhen të famshëm/ Një studim i botuar në "Journal of Social Sciences" thotë se numri më i madh i të famshmëve në horoskop janë Ujor. Kjo do të thotë se ata kanë lindur në fund të janarit, më saktësisht midis 20 janarit dhe 18 shkurtit.

Njerëzit e lindur në janar janë të veçantë sepse kanë më shumë ndjenjë humori se të tjerët, shumë shohin tek vetja, janë të guximshëm dhe të pjekur në ditët e rinisë. Kur ata janë të mërzitur bëjnë çmenduri të ndryshme. Janë të lindur për lider dhe kanë standarde të larta jetese.

Janë njerëz kreativë dhe kanë një imagjinatë të shthurur (në kuptimin e mirë të fjalës). Guri i tyre është garnet, një gur i çmuar i kuq i cili simbolizon lumturinë shëndetin dhe mirëqenien.

Sipas një studimi të Universitetit të Kolumbisë njerëzit e lindur në muajin janar kanë rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje si diabeti tip 1 apo 2. Njerëzit e lindur në muajin janar janë natyrë shumë sportive, por janë të prirur ndaj alergjive ushqimore. Mjekët besojnë se kjo vjen nga niveli i ulët i vitaminës D marrë nga nënat gjatë shtatzënisë.