Transmetuar më 03-01-2022, 18:37

Periudha përpara periodave për disa gra rezulton që të jetë më e bezdisshme edhe sesa vetë ditët e ciklit. Ka një sërë shenjash që trupi paralajmëron ciklin.

Po bën vrapin tënd të përhershëm dhe ngelesh pa frymë në gjysmë të rrugës.

Fajin e kanë hormonet. Kjo ndodh fare pak përpara se të vinë periodat.

Thithkat janë të forta dhe duhet të vishni reçipeta 24/7.

Gjoksi bëhet i fortë, i madh, i ngritur dhe i ndjeshëm. Në pamje të parë duket perfekt, por sa keq që nuk zgjat shumë.

Krejt papritur ndiheni sikur do hiqni dorë nga një zakon i keq.

Konsumatoret gra të duhanit ka më shumë gjasa të heqin dorë para ardhjes së periodave.

Nuk e merrni dot veten nga ‘dita e këmbëve’.

Keni një të nxirë që nuk shërohet apo nuk po merrni dot veten nga dhimbja e muskujve? Fajin e kanë periodat. Gratë shërohen më ngadalë nga nga dëmtimet e muskujve javën para periodave.

Ju hahet mish.

Edhe nëse nuk ju pëlqen shumë të hani mish, dëshira për të ngrënë mish të kuq mund të jetë një nga shenjat paralajmëruese që do t’ju vinë periodat shumë shpejt.

Fiksoheni me peshoren.

Ndiheni të fryra dhe të shëndosha, por disa gra nuk e lenë me kaq. Përa ardhjes së periodave mund të fiksohen me kilet e tepërta, peshoren dhe imazhin e tyre.