Transmetuar më 03-01-2022, 11:40

Melisa Lleshi dhe Andi Shehi u bënë pjesë e “Për’puthen” për një natë dhe folën për dashurinë e tyre.

“Ne u njohëm në këtë program. Pavarësisht të gjithave se nuk dua ti diskutoj se jemi për raste festash. Ne nuk e dimë a do ishim njohur jashtë, Zoti është i madh nuk i dihet asnjëherë, por Për’puthen na bashkoi”, tha Andi.

Çifti i njohur gjithashtu tregoi se opinionisti, Arjan Konomi, ka qenë i pari që e ka pikasur dhe si ndjekës të rregullt të “Për’puthen” i besojnë atij verbërisht në opinionet e tij.

Arjani tha se gjithçka për ta ka qenë një tmerr sa kanë kohë që jetojnë bashkë, por në fillime Melisa rrinte e mbyllur në shtëpi, Andi shkonte në orët e vona që mos t’i shihnin bashkë, sepse janë gjykuar shumë.

Nga ana tjetër, Andi tha se po të kthehej pas në kohë do të dilte me Melisën nga programi, jo me Tean, e cila aso kohe ishte në lidhje me Beartin.

Gjithashtu folën për temperamentin e Melisës, e cila është më shpërthyese dhe i shpreh më shumë emocionet sesa Andi, ama fjalën të dua i pari e ka thënë ai.

Melisa tregoi se ai i ka thënë “të dua” vjet në ditëlindjen e saj kur ka qenë i pirë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd