Transmetuar më 30-12-2021, 14:56

Dashi

Nëse jeni duke kërkuar risi në dashuri, nata e Vitit të Ri do t’ju sjellë ato. Në punë bëhuni gati për projekte të reja.

Demi

Më mirë pak dhe mirë se sa shumë dhe keq. Ky është këndvështrimi juaj për Vitin e Ri. Gjatë muajve të ardhshëm do të mendoni të hapni një biznes, por fillimisht duhet t’i hidhni një sy portofolit.

Binjakët

Bëni kujdes në dashuri, planifikoni mirë Vitin e Ri ose mund të mos kënaqeni. Në punë mbylleni vitin me një pauzë për reflektim.

Gaforrja

Viti i Ri do të vijë me maturi në nivelin sentimental, por përpiquni të jeni vetvetja dhe të bëni atë që ndjeni pa e detyruar veten. 2022 mund të sjellë lajme të mira për ata që punojnë me bonuse dhe me rritje page brenda 4 muajve të ardhshëm.

Luani

Falë ndikimit të Hënës, viti 2021 do të mbyllet në mënyrën më të mirë. Ndërsa Jupiteri është në anën tuaj, mendoni mirë nëse doni të realizoni projekte vitin e ardhshëm.

Virgjeresha

Hëna nuk është në anën tuaj, por mundohuni të shmangni polemikat. Nëse do t’ju duhet të punoni sot do të jetë e vështirë, nuk jeni të fokusuar. Bëni mirë të shkëputeni pak.

Peshorja

Nata e ndërrimit të viteve fton të pajtohen të gjithë çiftet që janë të nevrikosur me njëri-tjetrin. Ndërkohë pritet të ketë edhe disa ndryshime në punë.

Akrepi

Do të keni një ditë fantastike. Dielli, Mërkuri dhe Venusi janë pranë jush. Përvec faktit që në dashuri do të keni vetëm lumturi, bëhuni gati edhe për takime të rëndësishme nga pikëpamja profesionale.

Shigjetari

Një lajm i mirë do të vijë në dashuri, ndërsa ky fundvit premton një fillim të mrekullueshëm të vitit 2022 falë ndikimit të Hënës dhe Marsit në shenjën tuaj. Sot mund t’ju lindë edhe një ide e mirë në biznes.

Bricjapi

Ata që prej disa kohësh po shijojnë beqarinë, mund të mos duan të heqin dorë nga kjo gjë por mund të vijë një rast që ia vlen. Edhe në punë do të keni yjet pranë jush në fillim të vitit 2022.

Ujori

Sot jeni të lumtur, ndaj mendoni çfarë doni të bëni që të keni pranë edhe personin që doni. Lajm i mirë vjen edhe në planin e punës. Marsi është në favorin tuaj, ndërsa ju keni idenë dhe mundësinë për të rifilluar diçka të re.

Peshqit

Viti i Ri është paksa i dobët, ndoshta nuk jeni gati të bëni gjëra ekstreme. Në punë ka një projekt të rëndësishëm, por mund ta mendoni ta përfundoni deri në muajin shkurt.