Transmetuar më 28-12-2021, 08:32

U mendua se u shpëtua dhe u cilësua si mrekulli. Por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve djali i mitur kosovar.

“S’ka mujt me iu përballu plagëve që i ka marrë nga djegjet, pak minuta pas mesnatës ka ndërruar jetë’, citojnë burime nga spitali.

Një shtëpi në fshatin Saraishtë të Ferizajt është përfshirë nga zjarri të shtunën e kalur. Tragjedia e gjithë kësaj ngjarje ishte se në ato momente në një nga dhomat e shtëpisë ndodhej një fëmijë 3 vjeç. Si pasojë e flakëve të mëdha, fëmija kishte pësuar lëndime të rënda trupore duke iu djegur trupi mbi 75%.

Teksa Policia e Kosovës po e heton rastin, dyshimet e para mbi shkaqet e zjarrit lidhen me një shkëndijë elektrike.