
Një përplasje fatale e dy automjeteve u ka marrë jetën 4 të rinjve shqiptarë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmë në afërsi të Tregut të Mallrave në Novi Pazar.
Burime për Noa.al bënë me dije se rreth orës 21:45 dy vetura janë përplasur kokë më kokë në autostradë. Katër persona kanë vdekur në vend nga një automjet, ndërsa dy të lënduar nga automjeti tjetër janë transportuar në spitalin e Novi Pazarit.
Disa media raportojnë se 4 të vdekurit janë shqiptarë dhe se për vdekjen e tyre autoriteteve të Novi Pazarit iu është dërguar telegram ngushëllimi nga Presheva.
Amel Ibrahimi 21 vjeç, Mithat Hami 23 vjeç, Senad Derlek 22 vjeç dhe Amar Ujkani 21vjeç.
Po ashtu raportohet se në Novi Pazar dita e sotme është shpallur ditë zie.





Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





