Transmetuar më 23-12-2021, 22:19

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha prokuroria ka përjashtuar mundësinë që shtetësja me inicialet M.S. të jetë autorja e publikimit të të dhënave personale të mbi 690 mijë shqiptarëve.

“Prokuroria thotë se ka nisur të pyesë zyrtarë të tre institucioneve, ndërsa ditën e nesërme do të vijojmë me marrjen në pyetje të zyrtarëve nga tre institucionet, Drejtoria e Tatimeve , AKSHI dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore. U përjashtua se mund të jetë e dyshuara kryesore emri i zonjës me iniciale M.S..që u fol”, tha Hoxha gjatë një deklarate të bërë në emisionin Open në Top Channel.

Në databazën, që kanë dalë të dhënat janë prekur 694 mijë persona. Gazetarja Hoxha thotë se hetimi është mjaft i vështirë duke iu referuar edhe publikimit të të dhënave nga patronazhistët.

“Kam përshtypjen që janë duke kërkuar gjilpërën në kashtë, referuar një çështje mjaft të bujshme që nuk ka ende një zgjidhje, e njohur ndryshe ajo e patronazhistëve. Nuk pati një finale, SPAK kërkoi informacion nga kompania e ëetransfer se nga kishin dalë të dhënat, por nuk rezultoi që të ishte në bazë të të dhënave shtetërore, nuk pati një finale”, tha Hoxha.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd