Transmetuar më 15-12-2021, 08:18

Zonat e ulëta dhe bregdetare mbizotërohen nga moti i kthjellët por kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të ketë në zonat malore, verilindore dhe juglindore.

Parashikohet qe ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë pasdite dhe në mbrëmje duke bërë që moti i kthjellët dhe i ftohtë të jetë dominant, sipas MeteoAlb.

Përsa i përket vlerave termike, temperaturat e ajrit vijojnë sërish të ulëta në të gjithë vendin duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 13°C.

Era do të vijojë të fryje nga verilindja me shpejtësi 40 km/h dhe për pasoje në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Do të vijoje nën dominimin e masave të ftohta Siberiane, Gadishulli i Ballkanit duke diktuar mot të kthjellët dhe temperatura ekstremisht të ulëta.

Po ashtu, mot i kthjellët dhe i ftohtë dominon, Gadishullin Iberik dhe pjesërisht qendrën e kontinentit.

Ndërsa vendet Skandinave dhe Europa Lindore vijojnë me dëborë të dendur dhe temperatura të ulëta.

Mbeten sërish prezente rrebeshet e shiut dhe stuhitë e forta të erës në brigjet e Detit të Zi dhe pjesërisht brigjet e Egjeut.