Transmetuar më 12-12-2021, 20:41

Largohen reshjet e shiut, por dëboa mbetet në disa zona.

Në vendin tonë vijon ulja e temperaturave. Depërtimi i masave ajrore të ftohta por të qëndrueshme nga Europa Veriore do të diktojnë në vendin tonë mot me kthjellime por me ngrica në zonat malore.

Siç shihet në hartën live, reshje dëbore priten në Bajram Curri, Fushë Arrëz, Kukës, Bulqizë, Dibër, dhe disa zona të Librazhdit.

Temperaturat e ajrit pritet të ulen sërish ndjeshëm duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -7°C deri në 11°C.