Transmetuar më 11-12-2021, 11:12

Në stadiumin Arena Kombëtare në Tiranë janë mbledhur momentalisht afro 5 mijë delegatë të Partisë Demokratike dhe mijëra të tjerë, anëtarë dhe mbështetës të kësaj partie.

Ata janë ftuar nga kryetari i nderit të PD-së, Sali Berisha dhe kanë në rend dite shkarkimin e Lulzim Bashës, ndryshime bë statusin e Partisë dhe përgatitjen e zgjedhjeve për kreun e ri demokrat. Pritet që kryetar në detyrë të jetë Sali Berisha.

Kuvendin Kombëtar të PD-së e drejton Belind Këlliçi i cili dha dorëheqjen si kryetar i forumit rinor demokrat.

Çdo delegat është pajisur me një qr code i cili regjistron prezencën në stadiumin Arena Kombëtare ku pak pas orës 11.00 janë mbi 4915 të pranishëm, shumë më tepër se 3810 që duhen për të marrë vendime në emër të 7600 delegatëve.

Në përditësim, klikoni këtu.

/noa.al/