Transmetuar më 29-11-2021, 18:53

Atentat ndaj ish-kryetarit të komunas Velipojë.

Pashko Ujka ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Burime për Noa.al bënë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë Universitetit të Shkodrës, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me autorët dhe shkaqet e plagosjes.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e ish-kreut të Komunës së Velipojës i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pashko Ujka ka drejtuar komunën e Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS, ndërkohë që ka qenë dhe në krye të ekipit sportiv Ada.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.