Transmetuar më 29-11-2021, 18:21

Një trup i pajetë është gjetur këtë mbrëmje në Fier.

Burime nga policia bëjnë me dije për noa.al se në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se trupi është gjetur i dekompozuar çka bën të vështirë punën për identifikimin e tij.

Paraprakisht dyshohet se trupi i pajetë është shqyer edhe nga kafshët.

Policia po pyet dhe banorët e zonës nëse ka pasur ndonjë njeri që ka humbur së fundi kontaktet me familjen.E.M/noa.al