Transmetuar më 29-11-2021, 17:49

Pak orë më parë, Aktorja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, njoftoi se i është rikthyer sërish tumori në tru.

Në një rrëfim të gjatë në rrjete sociale, ylli i kinematografisë shqiptare tregoi se kjo ndodhi pas nëntë vitesh, meqë u diagnostikua kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.

Pak pas postimit prekës, ajo mori mbështetje të madhe nga miqtë, përfshirë këtu disa prej liderëve politikë e po ashtu edhe nga figura të fushave të ndryshme.

Postimi, i publikuar katë orë më parë, deri më tani mblodhi mbi 15 mijë reagime, mbi katër mijë komente e gjithashtu u shpërnda nga 649 njerëz.

Liberta Spahiu, Alaudin Hamiti, Nora Muçaj, Lindita Halimi e shumë të tjerë reaguan me fjalë motivuese sipër shkrimit të Matoshit.

Rreth dy vite më parë, Adriana në një nga intervistat theksoi se u diagnostikua me tumor në tru në vitin 2012 kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.

“Në vitin 2012 kam qenë shtatzënë me fëmijën e katërt, dhe gjithçka ka shkuar në rregull deri në momentin kur unë kisha të vjella shumë, marramendje dhe unë ia lashë fajin shtatzënisë”.

“E kuptova që nuk është puna e shtatzënisë por që në trupin tim kokën time, e kam një tumor edhe nuk i kam treguar askujt. Atë kohë Blerta më ka thirrur të luaj te “Kthimi”, njëherë i kam thënë jo se nuk mundem, nuk kam dashur të di askush aq më pak prindërit e mi që më kanë vetëm një fëmijë. Tri ditë ka zgjatur dhe kisha dhimbje të tmerrshme sidomos tek skena e divanit. Ka qenë periudhë e rëndë, e vështirë por që ka kaluar me sukses”, kanë qenë fjalët e aktores