Transmetuar më 29-11-2021, 17:37

Tiranë- I gjithë vendi është përfshirë ditët e fundit nga një mot i keq me reshje të dendura shiu në formën e stuhive, por edhe dëbora në veri, verilindje dhe juglindje të vendit. Ndërkohë që Tirana mbrëmjen e sotme është “pushtuar” nga breshëri, që brenda pak minutash ka arritur që të “zbardhë” kryeqytetin.

Më problematike situata paraqitet në jug, ku Vjosa pasdite doli nga shtrati në Novoselë duke shkaktuar dëmet e para. Moti i keq pritet që të vazhdojë edhe nesër më pas reshjet do të rikthehen sërish në fundjavë.