Transmetuar më 29-11-2021, 16:24

Mbrëmjen e 27-nëntorit një aksident tragjik ndodhi në Rinas pasi një ambulancë e nisur nga Kruja u përplas me një automjet tip "Golf". Nga ky aksident humbi jetën pacientja 42-vjeçare dhe u plagosën infermieri Arjan Balloku 30 vjeç e Marsida Bërdaku 32 vjeçe që ndodheshin në ambulancë.

Infermieri Arjan Balloku është vizituar ditën e sotme nga disa besimtarë dhe Hoxha Muharrem Vrana. Ky i fundit lutet për zonjën 42-vjeçare e cila humbi jetën në këtë aksident tragjik.