Transmetuar më 29-11-2021, 13:43

Një sasi e konsiderueshme droge është kapur nga policia malazeze. Bëhet fjalë për 37 kg kokainë që ishte fshehur në një automjet tip ‘Volkswagen’ me targa shqiptare ndërsa dyshohet se ishte nisur drejt Kroacisë.

Mbetet ende i paqartë se ku ishte destinacioni ndërsa dyshohet se Mali i Zi shërbente si vend transit për kalimin e lëndës narkotike.

Droga ishte e ndarë në 35 pako të ndryshme e gatshme për t’u tregtuar. Makina i është nënshtruar kontrolleve nga autoritetet doganore në pikën kufitare të Debeli Brijeg ku është konstatuar edhe lënda narkotike.

Sasia e drogës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa kanë nisur hetimet për zbulimin e rrjetit të personave që mund të jenë përfshirë në këtë trafik të paligjshëm.