Transmetuar më 29-11-2021, 13:26

Mariola Rrapaj, nëna e Mattias, fëmija i cili u vra nga babai i tij polak, Mitko Tumkov, ka pranuar të flasë për ngjarjen e rëndë, ndonëse ndodhet ende në gjendje shoku.

“Kurrë nuk do të kthehem në atë shtëpi, nuk dua të shkoj më aty. Nuk më shkon mendja se çfarë mund të kishte ndodhur atë ditë të tmerrshme atje”, tha Marjola Rapaj pas daljes nga spitali.

Aktualisht po jeton me motrën dhe thotë se nuk është ende në gjendje që të shpjegojë atë çfarë ajo po përjeton.

“Në këtë moment dhimbjeje të madhe, nuk jam në gjendje të shpjegoj atë që ndiej”, ka thënë ajo për Il Messaggero.

Mattias, 10 vjeç, u vra nga babai i tij, Mirko Tumkov më 16 Nëntor. Ai shkoi në banesën ku fëmija jetonte me nënën, e cila ndodhej në punë dhe e vrau duke i ngulur thikën në fyt. Më pas ai tentoi të vriste dhe veten e t’i vinte flakën shtëpisë.

Kjo tragjedi ka prekur të gjithë komunitetin e qytetit në zonën e Viterbos dhe për të ndihmuar Mariola Rrapajn ka nisur një fushatë donacionesh./a.m/noa.al