Transmetuar më 29-11-2021, 12:31

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës tek ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë. Fillimisht u raportua se një person qëlloi me pistoletë manovër në ajër.

Ditën e sotme, forcat blu kanë dhënë detajet duke bërë të ditur se 15-vjecari i identifikuar me inicialet C.K., qëlloi një mjet të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, me një armë zhurmuese (sportive).

Që në mbrëmjen e së shtunës, policia ngriti pika kontrolli për identifikimin e autorit dhe grupi hetimor mbërriti vendngjarje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë.