Transmetuar më 29-11-2021, 12:12

Banorët e zonës kanë folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Derviçan të Gjirokastrës, ku humbi jetën një 12-vjeçare sepse banesa u dogj nga flakët.

Banorët thonë se nuk kishin pasur drita dhe nga larg kishin dalluar vetëm zjarrin.

Një banor tjetër tha se 12-vjeçarja kishte shkuar në banjo dhe ishte asfiksuar nga tymi. Ai shpjegoi se babai shkoi ta ndihmonte por nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas.

“Një njeri më tha mua se vajza u fut në banjo, iu zu fryma dhe vdiq. Edhe babai tentoi ta ndihmonte, asnjë nga komshinjtë nuk e ka parë”-tha një banor i lagjes.

“Çfarë të të them? S’kishim drita, të tërë ishim nëpër shtëpitë, i pamë flakët nga larg”-dëshmoi një banore tjetër.

Kujtojmë se mbrëmë e mitura edhe pse u dërgua në spital nuk arriti dot t’i mbijetonte plagëve të marra nga zjarri i shkaktuar nga një qiri brenda shtëpisë.