Transmetuar më 29-11-2021, 11:55

Shprehja e Einxhel dhe Antonelës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka shkaktuar debate të shumta. Dy vajzat iu referuan organit gjenital të këngëtarit të njohur, Valon Shehu, me termin “helikopter”.

Pikërisht fjalori i përdorur nga dy banoret duket se ka irrituar DJ PM. Ky i fundit i tha moderatores së njohur që të mendojë pak më shumë se si mund të ndihet vëllai i saj kur i dëgjon këto fjalë.

Antonela i tha se është i fundit që duhet të komentojë duke përmendur puthjen me Sarën, gjë që nxiti reagimin e kësaj të fundit.

Blogerja e kundërshtoi ish-konkurrenten e “Për’puthen”, duke i thënë se mënyra si u shpreh për puthjen, ishte e shëmtuar.

Pjesë nga debati:

Antonela: Ore flet ky që është llapit në mes të krevatit, kush është më gabim? Ti që je llapit apo ne që flasim per helikopterin? Se dhe mua me vjen turp të ma shikoj mbesa…ku di un duke u llapit me Sarën.

Pajtimi: O zot! Po ik moj mos ja fut kot, mos fol pa lidhje.

Antonela: Dua ta bëj të kuptojë që këtu flasim me gojën tonë dhe s’kemi nevojë me fol ti e PM e askush…

Sarah: E para punës, unë nuk jam llap me PM mesë e the në ate lloj forme e para e punës, e dyta punës…

Antonela: E thashë në mënyrë figurative, se nuk kam hyrë në gojën tuaj me pa se çfarë keni bërë.

Sarah: O shpirt të kuptoj por është shumë e shëmtuar.

Antonela: Por nuk keni nevojë me kritiku të tjerët kur për vete bëni gabime, se jemi njerëz.

Sarah: Puthja është gjëja më e bukur që mund të bëj një person, sesa të flisni për helikopterin e Valonit.

Antonela: Pse ku është problemi? Për mua është shumë normale, sepse ti ke lind nga helikopteri dhe të gjithë ne kemi lind nga helikopteri.

Sarah: Ta dish për ne, që puthja ka qenë normale, jo ashtu siç e the ti.

Antonela: Ta thash që në fillim, mos e merr kështu, literalisht, është shembull.

Sarah: Mënyra se si ti e the është e shëmtuar.

Antonela: Po nuk e kam me ty o Sar, mos hy tani si shtata në 13, por jam duke i thënë këtij se ka një orë qe na kritikon.