Transmetuar më 29-11-2021, 11:10

Një ditë më parë deputeti socialist Bujar Çela, u komentua në media për urimin që kishte bërë për Ditën e Flamurit, Shpalljes së Pavarësisë. Krahas flamurit ai kishte vendosur edhe portretin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Edhe pse u kritikua, ai nuk kërkoi aspak ndjesë. Madje sot në Ditën e Çlirimit ai ka deklaruar se Enver Hoxhën e kemi bërë padrejtësisht armik.

‘Ne nuk kemi nxjerrë udhëheqës tjetër që ka udhëhequr luftën. Unë i përkas atyre që e njohin luftën. Ne e kemi bërë padrejtësisht armik Enverin’, ka deklaruar Çela. Noa.al