Transmetuar më 29-11-2021, 10:35

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur homazhet në Varrezat e Dëshmorëve në nder të 77 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë në nëntor të vitit 1944.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti Ilir Meta, por mes tyre nuk pati asnjë kontakt.

Këtë herë në mes ishte krye parlamentarja, Lindita Nikolla e cila mbajti gjithashtu homazhet menjëherë pas presidentit Ilir Meta. Në fund ishte kryeministri Rama ai i cili u përul para varrezave të dëshmorëve.

Krerët më të lartë të shtetit, kanë vendosur kurora me lule dhe kanë nderuar dëshmorët.

Në pamje duket se vetëm në fund, Meta dhe Rama qëndrojnë pranë por duke injoruar njëri-tjetrin. Mes tyre vijon ‘lufta e ashpër’ ndërsa në urimet e festave të nëntorit kanë bërë thirrje për bashkim mes klasës politike në këto ditë historike për kombin shqiptar.

“Lavdi dëshmorëve të Atdheut”, shkruan Rama në “Facebook”.

Ndërsa Presidenti Meta, uron shqiptarët me fjalët:

“LIVE nga Memoriali “Nëna Shqipëri” – GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!”, shkroi kreu i shtetit.