Transmetuar më 29-11-2021, 09:14

Zyrtarisht dimër. Kukësi, si një nga qytetet veriore, përfshihet nga “dimri i acartë”.

Për shkakë të rrebeshëve të shiut në rrugët nacionale dhe rurale ka prezencë të rreshkitjes së dherave dhe gurëve. Akset problematike paraqiten ato të Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec, Kukës-Qaf Mali, Krumë-Kam-Bajram Curri, Bajram Curri-Fierzë Lekbibaj e Bajram Curri Valbonë. Firmat nëkontraktore janë mobilizuar në pastrimin e rrugëve.

Ndërkohë situata më problematike paraqitet në zonat e thella rurale, pasi krahas reshjeve të shiut këto zona jan përfshirë edhe nga bora. Momentalisht trashësia e borës në zonat e Shishtavecit, Gryk Qajës, Arrnit, Kalisit, Bushtricës, Malziut, Valbonës, Lekbibaj është 5 cm. Por bora po bie me intensitet të lartë.