Transmetuar më 29-11-2021, 08:40

Tronditet sërish opinioni grek. Tjetër vrasje shokuese e një gruaje nga bashkeshorti i saj. Vrasja ka ndodhur ne qytetin e Selanikut ne lagjen Polihni.

Cifti ne fjale me prejardhje nga Armenia kishin edhe nje djale 20 vjec.

Bashkeshorti 49 vjec eshte dorezuar mbremjen e se dieles ne polici duke pranuar krimin.

Kur kane shkuar ne vendin e ngjarjes hetuesit kane gjetur viktimen 48 vjec ne shtrat me dy plage ne gjoks te shkaktuara nga goditjet me thike, ndersa eshte gjetur edhe vete mjeti I krimit.

Sipas deshmive te para nga fqinjet, vrasesi kishte probleme psikologjike, ndersa ne deponimet e para ne polici ka deklaruar se e vrau te shoqen pasi e tradhetonte.

Ende nuk behen te ditura shkaqet e ketij krimi, qe ka shkaktuar nje tjeter viktime dhune te femicidit ne Greqi, fenomen qe ka marre permasa shqetesuese ne vend.