Transmetuar më 29-11-2021, 08:02

Dalin detaje tronditëse lidhur me ngjarjen e djeshme ku një 12 vjeçare në fshatin Dropull të Gjirokastër humbi jetën si pasjë e flakëve që përfshinë banesën e saj.

Për të shpëtuar nga flakët që u shpërndanë në të gjithë banesën, e mitura hyri në tualetin e shtëpisë.

E mitura, Krisanthi Ndriço nuk u mbijetoi dot plagëve të marra nga flakët.

Fshati Dropull prej orës 17:00 kishte mungesë të energjisë elektrike dhe si pasojë e kësaj banorët janë detyruar të ndezin qiri.

Ndërsa mësohet se ajo që shkrumboi shtëpinë ishte një qiri dhe jo ngrohësja siç ishte raportuar më parë.