Transmetuar më 28-11-2021, 21:18

Një banesë është përshirë nga flakët këtë të dielë në Dervician.

Burime bëjnë me dije për noa.al se si pasojë e rënies së zjarrit kanë mbetur të lënduar dy persona.

Babai dhe vajza janë dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, ku vajza është në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk ka ende detaje në lidhje me shkaqet e zjarrit, ndërkohë që policia nuk ka dhënë ende njoftim për rastin në fjalë.

Mjekët shprehen se gjendja e vajzës, e cila vuan nga spektri i autizmit është e rëndë, ndërkohë që në urgjencën e spitalit ndodhen familjarë që presin në ankth për lajme të mira mbi shëndetin e të miturës.