Transmetuar më 28-11-2021, 21:34

Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi javën e kaluar u tërhoq nga shtëpia e Big Brother VIP pasi nuk ndihej mirë dhe tha se dëshironte të kujdeset më shumë për veten.

Ajo u tërhoq nga loja ditën e enjte, një ditë para spektaklit të madh të së premtes, në të cilin po ashtu ishte e pranishme.

Artistja nga Ferizaj ka folur për rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ndonëse ishte një nga përvojat më të vështira në jetën e saj.

Pas daljes nga BBV, këngëtarja u prit mirë e ngrohtë nga miqtë, të afërmit e gjithashtu edhe nga familjarët.

Sot Fifi ka publikuar një fotografi pranë të ëmës, për të cilën tha se i kishte munguar shumë.

“Më kishte munguar era jote nënë”, u shpreh Fifi.

Edhe brenda shtëpisë, krijuesja e hitit “Diell” theksoi se është shumë e afërt dhe ruan një raport të veçantë me prindërit.