Transmetuar më 28-11-2021, 20:37

Ndodh mrekuallia në çift. Harruan të hapin dhuratën e martesës për 9 vite, zbuluan diçka që u shpëtoi lidhjen.

Kathy dhe Brandon Gunn mund të kishin shpresuar kudo, por kurrsesi nuk e prisnin aty çelësin për shpëtimin e martesës së tyre.

Dhe bëhet fjalë për një dhuratë martese nga gjyshja e Kathy-t të cilën kishin harruar ta hapnin.

Por e hapën sot, pas 9 vitesh martesë. Kur hapën dhuratën së bashku me të kishin edhe disa rregulla strikte, që ata patjetër duhet t’i ndiqnin.

Në pjesën e përparme ishte një letër në të cilën shkruante: “Mos e hapni deri te grindja e parë”.

Me kalimin e viteve, ata pothuajse e harruan dhuratën që kishin dhe që nuk e kishin hapur, pavarësisht se dyshja kishin “pasur shumë grindje të shpeshta”.

Duke shkruar në grupin “Love What Matters” në Facebook, Kathy tha: “Qesharake. Dhurata që më së shumti kishte domethënie për mua ka qëndruar në dollap e paprekur”.

E së fundmi dyshja hapën dhuratën brenda të cilës kishte dy letra – nga një për secilin.

“Kathy shko porosit picë apo diçka që të dy e pëlqeni. Tezja Alison”, shkruante në letrën dedikuar Kathy-t e për bashkëshortin e saj kishte diçka të ngjashme: “Brandon, shko merr lule apo një shishe verë. Tezja Alison”.