Transmetuar më 28-11-2021, 20:15

Një e moshuar është dërguar e pajetë në spitalin e Pogradecit, ndërsa paraprakisht raportohet për një vetëvrasje.

Policia njofton zyrtarisht se rreth orës 18:55, në Spitalin e Pogradecit ka mbërritur e pa jetë, shtetasja S. Sh., 81 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila është gjetur nga familjarët e saj e vetëvarur në banesë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nuk dihet ende nëse e moshuara ka pasur probleme me depresionin, apo rrethana familjare e kanë çuar drejt këtij akti ekstrem./E.M-noa.al