Transmetuar më 28-11-2021, 20:04

Me syrin e lirë shohim një Hënë të ‘butë’. Por në fakt ajo nuk është ashtu. Në miliona vite ajo është bombarduar nga mijëra kometa e meteorër duke mbrojtur ‘nënën’ e saj Tokë. Fotot e reja mahnitëse ofrojnë pamjet më të qarta të sipërfaqes së thyer të hënës, duke zbuluar çdo pjesë në detaje të pabesueshme.

Fotografitë e zgjeruara tregojnë çdo mal, krater dhe shpellë në peizazhin hënor – duke e bërë hënën më të aksesueshme për syrin e njeriut se kurrë më parë.

Ato janë marrë nga fotografi Andrew McCarthy, i njohur më mirë për ndjekësit e tij në Instagram si @cosmic_background, i cili krijoi me kujdes efektin unik duke përdorur 200,000 imazhe të veçanta.

Ai përdori të dhënat e lartësisë të siguruara nga NASA dhe softueri 3D për të treguar ndryshimet midis relievit hënor dhe malësive hënore.