Transmetuar më 28-11-2021, 17:24

Tenton të vrasë veten me armë një i ri në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në një fshat të kësaj bashkie.

Në Urgjencën e Spitalit Korçë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, i cili në banesë ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.