Transmetuar më 28-11-2021, 17:06

Nuk ndalen aksidentet me shqiptarë në Itali. Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik mëngjesin e sotëm në Itali.

Përveç viktimës, 4 persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë dhe u transportuan menjëherë në spital.

Përplasja ndodhi pak pas orës 7 në Riccione, në Viale Abruzzi, kur drejtuesi i një Fiat 500 L që udhëtonte drejt detit pasi ishin kthyer nga një festë humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një pemë me shpejtësi të madhe.

Pasagjerët e makinës, pesë të rinj të gjithë 20 vjeç nga Cattolica, kanë mbetur të bllokuar mes llamarinave dhe përveç mjeteve të urgjencës, kanë ndërhyrë edhe zjarrfikëset për t’i nxjerrë.

Përveç djalit shqiptar që u shpall i vdekur në vendngjarje, u transportuan me helikopter një 20 vjeçar italian, një 18 vjeçare shqiptare dhe një djalë 21 vjeçar maroken. Kujtojmë se tre të rinj shqiptarë u përplasën gjithashtu me një dru ulliri një natë më parë dhe ndodhen në spital. Ndërkohë një tjetër shqiptar humbi jetën ndërsa kthehej nga puna për në shtëpi.