Transmetuar më 28-11-2021, 14:42

Arrestohet i riu në Tiranë. Policia ka arrestuar një 29-vjeçar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit në pranga ka rënë 29-vjeçari me iniciale A.H, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë sekuestruar rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar edhe një peshore elektronike që dyshohet se shërbente për ta ndarë në doza të vogla sasinë e kokainës.