Transmetuar më 28-11-2021, 13:55

Aksident i rikshëm në Manduria të Italisë.

Një furgon tip “Ford” është përplasur me një pemë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 shqiptarët që ndodheshin brenda mjetit.

Makina ka dalë nga rruga me shpejtësi dhe është përplasur me ullirin, disa metra brenda një lëndine.

Të tre shqiptarët e plagosur janë dërguar në spital dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendej kritike për jetën.

Deri më tani, nga raoprtimet e policisë aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të lodhjes së shoferit.