Transmetuar më 28-11-2021, 13:36

Një tjetër lajm i hidhur për një familje shqiptare.

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 24-vjeçar shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur dy ditë më parë pak para kryqëzimit për Castelbellino.

Florenc Kasa duket se ka humbur kontrollin e makinës BMW-së dhe më pas është përplasur. Mësohet se ai po kthehej në shtëpi, por fatkeqësisht humbi kontrollin e automjetit dhe gjeti vdekjen në moshë fare të re.

Zjarrfikësit dhe ambulanca mbërritën me urgjencë në vendngjarje, por çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë rezultoi e pasuksesshme për të riun shqiptar. Për nxjerrjen e trupit të pajetë nga kabina u deshën disa orë.