Transmetuar më 28-11-2021, 13:25

Epo kjo mund të ndodhë vetëm në Zelandën e Re!

Një deputete ka zgjedhur që për të shkuar në spital për të lindur të përdorë biçikletën.

Mediat e huaja bëjnë me dije se deputetja, Julie Anne Genter, ka udhëtuar me biçikletë deri në spital, ku një orë më vonë solli në jetë fëmijën.

Asaj i kishin filluar t’i shfaqen simptomat e para të lindjes, se për pak orë duhet të futet në sallë për të lindur.

“Lajm me rëndësi! Në ora 3:04 të mëngjesit i kemi uruar mirëseardhjen anëtarit më të ri të familjes tonë. Sinqerisht, nuk planifikoja të shkojë me biçikletë që të lind, por kështu ndodhi”, ka shkruar ajo në Facebook.