Transmetuar më 28-11-2021, 08:23

E diela ka nisur me aksidente. Nje tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Krujë, pas aksidentit të rëndë që i mori jetën një paciente që po transportohej me ambulancën e këtij qyteti.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:10, në Dreven të Krujës bëjnë me dije burime për Noa.al.

Një mjet me drejtues shtetasin N. H., 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç.

Shtetasi N. H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.