Transmetuar më 28-11-2021, 07:34

Aksident i rëndë në mesnatë. Ambulanca përplaset me një Golf 5 në rrugën e Rinasit. Bilanci: Një i vdekur dhe 6 të plagosur.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa autoambulanca ka përfunduar mbi barrierat metalike të rrugës.

Në vendin e ngjarjes shkuan ambulanca të tjera dhe policia që transportuan të plagosurit për në spital.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.