Transmetuar më 27-11-2021, 23:08

Disa të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar në orët e vona të natës te zona e “Fushës së Aviacionit” në Tiranë.

Policia e Tiranës thekson se të shtënat në ajër me pistoletë manovër janë regjistruar rreth orës 21:35 nga një person që po qarkullonte me makinë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë pistolete manovër gjithashtu është identifikuar autori dhe po punohet për arrestimin e tij.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes