Transmetuar më 27-11-2021, 23:02

Nëse vërtetohet ky fakt, Bullgari do të paguajë menjëherë 13 milion Euro për të afërmit e 45 viktimave të aksidentit tragjik të Strumës.

Mediat e huaja shkruajnë se Bullgaria do të paguajë 13 milionë euro për familjarët e viktimave të aksidentit.

Nëse në fund të hetimeve rezulton se kushtet e rrugës janë shkaku i vdekjes së 45 personave, shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Bullgaria do të duhet të paguajë nga 100.000 deri në 125.000 euro për secilin prej prindërve të të aksidentuarve.

Fëmijët e rritur pa prindër mund të marrin deri në 100.000 euro për një prind të humbur, dhe për një vëlla, motër, gjyshe ose gjysh të vdekur shuma është rreth 25.000 mijë euro.

Sipas informacioneve fillestare, disa firma të mëdha ligjore bullgare kanë ofruar tashmë ndihmë për qeverinë maqedonase në mbrojtjen e interesave të të afërmve përpara një gjykate bullgare.