Transmetuar më 27-11-2021, 22:04

Është shpallur ‘non-grata’, por Sali Berisha çon ‘foltoren’ në zemër të Amerikës.

Berisha njoftoi përmes Facebook se ditën e diel, më 5 dhjetor do të organizojë në Nju Xhersi foltoren me shqiptarët e Amerikës. Takimi është thirru në mesditë me orën lokale.

“Ftojmë të gjithë demokratët shqiptar nga shtetet Nju Xhersi, Nju Jork, Pensilvani, Konektikat etj”, thuhet në njoftimin e ish-Kryeministrit.

Në këtë takim, pritet që Sali Berisha të shfaqet përmes platformave të komunikimit online.