Transmetuar më 27-11-2021, 21:45

Shokë në këtë botë dhe në të njëjtën kohë edhe në botën e përtejme!

Kjo fotografi është shkrepur para pak çastesh se sulmi me armë t’u merrte jetën 2 nxënësve dhe shoferit në Glloçan. Në këtë foto janë Genta Mustafa dhe Ledion Hamzaj, 2 nxënësit që humbën jetën tragjikisht. Shoqja e klasës së Genta Mustafës, tha për T7 se kjo është fotografia të cilën Genta dhe Ledioni e kishin bërë pak para se të vriteshin.

Ishte një person me maskë ai që sulmoi pabesisht autobusin me nxënës dje në fshatin Gllogjan të Deçanit, duke e qëlluar me armë.

Përveç tre të vrarëve, edhe një person tjetër është i plagosur, jashtë rrezikut për jetë.

24 orë pas krimit të rëndë, Policia e Kosovës ende nuk e ka identifikuar dhe arrestuar autorin e masakrës. Pistat e hetimeve janë disa. Policia ka deklaruar se ky sulm mund të përfshijë potencialisht më shumë se dy persona.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla, i ka bërë thirrje vrasësit të dorëzohet në polici. Gjithashtu ka kërkuar ndihmë nga kushdo që ka sado informacion të vlefshëm për të zbardhur rastin. Ngjarja e rëndë tronditi shqiptarët kudo