Transmetuar më 27-11-2021, 18:58

Çdo ditë dalin episode të ndryshme nga BBV.

Valoni është konkurrenti më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Gjatë këtyre ditëve, ai ka deklaruar se do të jetë personi i parë që kryen marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë.

Ditën e sotme, ai ka hyrë në dush për tu larë. Ndryshe nga banorët e tjerë që përdorin rroba banje, këngëtari ka zgjedhur të lahet nudo. Këtë e ka vënë re Beniada, e cila ka filluar të qeshë dhe i ka treguar Sarës, reagimi i së cilës ishte: “Vërtet?”

Pas kësaj, i tregon edhe Einxhel, reagimi i së cilës ishte: “Me vërte? O zot i madh.” Kujtojmë se para disa ditësh, vetëm pak orë pas hyrjes së tij, në shtëpi kanë nisur flirtimet e rradhës.

‘’Dua të më mësosh italishten. Dua të më bësh mësim çdo ditë nga një orë”,- i tha ai Beniadës.

Kjo gjë ngjalli reagim edhe nga banorët e tjerë të cilët po shijonin me entuziasëm këtë ‘shkëndijë’ mes dy banorëve.