Transmetuar më 27-11-2021, 14:02

Shpesh akuzojnë njëri-tjetrin për abuzime dhe korrupsion. Referuar deklarimit të pasurisë nga 140 deputetët të depozituara në ILDKPI për vitin 2020, duke se kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha rezultojnë me “të ardhura modeste”. Ndryshe nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha, që kanë deklaruar gjithë pasurinë, kryeministri dhe kryedemokrati kanë pasqyruar vetëm të ardhurat për vitin 2020.

Nga verifikimi i formularit të Kryeministrit rezulton se Edi Rama ka bilanc negativ në llogarinë bankare në vitin 2020, pasi llogaria e tij është pakësuar me 511 mijë lekë. Gjatë vitit 2020, kryeministri raporton se ka fituar 1 milion e 800 mijë, ndërsa i biri, Gregor Rama, i cili ka fituar 25 mijë euro nga shitja e pikturave. Më e pasur në familjen e Kryeministrit rezulton bashkëshortja, e cila disponon 7.7 milion lekë në llogarinë e saj.

Sali Berisha ka deklaruar gjithë pasurinë, ku rezulton të jetë bashkëpronar i një apartamenti në Tiranë me Liri Berishën dhe të një bodrumi. Bashkëshortja e ish-Kryeministrit disponon më vete dy llogari bankare, një me 5 milion lekë dhe një me rreth 16 mijë euro.

Fronin duket se e mban Argita Berisha, e cila rezulton të jetë bashkëpronare në tri apartamente, tri bodrume, 2 vila në Gjirin e Lalzit dhe në një tokë bujqësore, që shkojnë në qindra-mijëra euro.

Argita Malltezi disponon 17 llogari bankare me euro, lekë dhe dollarë. Nga ana tjetër, Shkëlzen Berisha disponon një llogari bankare me 66 mijë euro, ndërkohë që ka edhe një overdraft për të shlyer në vlerën 28 mijë euro.

Edhe Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ka zbuluar pasurinë e tyre, ku bie në sy se kryetarja e LSI është dukshëm më e pasur.

Kryemadhi zotëron disa apartamente në Tiranë dhe Lalëz dhe disa llogari bankare së bashku edhe me fëmijët. Ajo zotëron edhe njësi tregtare dhe garazhe.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha, në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI, deklaron vetëm pagën si kryetar i PD-së në vlerë 1 milionë lekë si dhe mbulimin e shpenzimeve në telefon në vlerën 126 mijë lekë po nga PD-ja. Basha nuk ka aplikuar as për trajtim financiar pas dorëzimit të mandatit të deputetit në mars 2019. Kryedemokrai nuk tregon as se ku banon.

Bashkëshortja e kryedemokratit Basha, Aurela, ka deklaruar se nuk disponon pasuri të regjistruara më vete nga ato që ka raportuar kreu i PD-së.

Kryedemokrati ka preferuar që të mos japë detaje mbi pasuritë ndër vite, si banesa, makina, apo edhe llogaritë bankare.

PASURIA E FAMILJES RAMA

Edi Rama

1 Gjendja në llogarinë bankare deri më 31.12.2020: -511.359 lekë

2 Të ardhura nga paga si Kryeministër: 1.772.430 lekë

3 Të ardhura nga shitja e krijimeve artistike për vitin 2020: 1.806.335 lekë

Linda Rama

1 Gjendja në llogarinë bankare deri më 31.12.2020: +7.751.474 lekë Të ardhura nga:

2.520.000 lekë Të ardhura nga konsulenca dhe nga ekspertiza të ndryshme: 2.489.889 lekë Të ardhura nga qiraja: 2.535.023 lekë Interesa bankare: 2.557 lekë Detyrime Detyrim kredie e marrë më 22.10.2013 në vlerën 80 mijë euro: shlyer në vitin 2020 në vlerën 4482 euro. Diferenca e mbetur 13325 euro

Gregor Rama

Llogari bankare: në vitin 2020 është shtuar me 71.561 lekë

Llogari bankare: pakësohet me 8132 euro Fond investimi: +18 500 euro Të ardhura nga shitja e veprave të artit: 25,000 euro Kontratë qiraje: shlyer në vlerën 360,000 lekë

PASURIA E FAMILJES BERISHA

Sali Berisha

Apartament në Tiranë me kontratë shkëmbimi në 2007-ën bashkëpronar 50%. Vlera sipas privatizimit:

2.100.000 lekë Bodrum në Tiranë, bashkëpronar 50% Llogari bankare në emër të Sali Berishës deri më datë 7.09.2021/ 5.554.833 lekë

Llogari bankare: 36.218 dollarë Llogari bankare në emër të Sali dhe Liri Berishës: 9872 euro, bashkëpronar në vlerën 50%

Llogari në emër të Sali dhe Liri Berishës: 600 lekë, bashkëpronar 50%

Llogari në emër të Sali dhe Liri Berishës: 1.235.401 lekë, bashkëpronar 50%

Të ardhura nga pensioni deri më 01.08.2021/ 628.080 lekë

Të ardhura nga interesat bankare: 262 lekë

Liri Berisha

Llogari në emër të Liri Berishës: 5.103.444 lekë

Llogari në emër të liri Berishës: 16,482 euro

Të ardhura nga pensioni deri më 01.08.2021/ 260,950 lekë.

Argita Malltezi

Apartament në bashkëpronësi 50% me vlerë 195.250 euro

Apartament në bashkëpronësi 50% me vlerë 200.000 euro

Apartament në bashkëpronësi 50% me vlerë 179.000 euro

Bodrum në bashkëpronësi 50% me vlerë 10.000 dollarë

Bodrum në bashkëpronësi 50% me vlerë 17.000 euro

Bodrum në bashkëpronësi 50% me vlerë 26.370 euro

Vilë në Lalëz, bashkëpronare 50%, vlera e godinës 56.000 euro plus toka 908.176 lekë

Ndërtesë banimi në Lalëz në bashkëpronësi 50%, vlera e godinës 155.000 euro Tokë bujqësore 3000 m2 në fshatin Priskë në bashkëpronësi 50%, vlera: 4.950.000 lekë

Llogari bankare Llogari bankare: 92 euro

Llogari bankare: 61.464 dollarë

Llogari bankare: 51 euro

Llogari bankare: 25.399 dollarë

Llogari bankare: 68.767 leke

Llogari bankare: 41.666 dollarë

Llogari bankare: 115.005 dollarë

Llogari bankare: 174.864 euro

Llogari bankare: 1.715.329 lekë

Llogari bankare: 522 euro

Llogari bankare: 155.228 euro

Llogari bankare: 6.108.308 lekë

Llogari bankare: 5.500 euro

Llogari bankare: 132.771 dollarë

Llogari bankare: 153.698 euro

Llogari bankare: disponon 25% të vlerës 15.136 dollarë

Llogari bankare: disponon 50% të vlerës 20.337 dollarë

Rroga neto në Fakultetin e Drejtësisë dhe shpërblime: 900.091 lekë

Të ardhura nga mësimdhënia në fakultete private: 1.235.520 lekë

Të ardhurat nga qiratë: 10.740 euro

Të ardhura nga honorarë: 4.095 euro

Të ardhura nga interesi: 257 dollarë, 218 dollarë, 349 lekë

Shkëlzen Berisha

Llogari bankare: 617.396 lekë Llogari bankare: 66.090 euro

Llogari bankare: 453.965 lekë

Llogari bankare: 3.960 lekë

Makinë “BMV”, prodhimi i vitit 2012

Paga si administrator i një kompanie private: 758.880 lekë

Llogari overdrafti, detyrim i pashlyer: 28.960 euro

PASURIA E FAMILJES META

Ilir Meta

Llogari bankare: 1.066.075 lekë Llogari të përbashkët me djalin, Besar Meta: 976.734 lekë

Të ardhura nga paga si President i Republikës së Shqipërisë: 2.056.000 lekë Të ardhura nga dieta jashtë vendit: 1200 euro

Monika Kryemadhi

Apartament banimi në Tiranë në bashkëpronësi 1/3 me sipërfaqe 99 m2

Apartament banimi në Tiranë në bashkëpronësi 1/3 me sipërfaqe 75 m2

Apartament banimi në Tiranë, përfituar me kontratë shkëmbimi me sipërfaqe nëntokësore garazh 1349 m2 , sipërfaqe banimi 212 m2 , sipërfaqe verandë 97 m2

Njësi tregtare me sipërfaqe 107 m2

Njësi tregtare me sipërfaqe 63.78 m2

Garazh me sipërfaqe 17 m2

Njësi tregtare me sipërfaqe 172 m2

Garazh me sipërfaqe 318 m2

Apartament me sipërfaqe 69 m2

Apartament me sipërfaqe 103 m2

Apartament me sipërfaqe 94 m2 Apartament me sipërfaqe 93 m2

Apartament banimi në Gjirin e Lalëzit me sipërfaqe 317 m2

Llogari bankare Llogari bankare: 19.752 euro

Llogari bankare: 140.000 paund

Llogari bankare: 75.710 lekë

Llogari e përbashkët me Bora Meta: 2.395.648 lekë

Llogari e përbashkët me Besar Meta,

Bora Meta: 3003 paund

Të ardhura nga sigurimet shoqërore nga 01.01.2021 deri më 10.09.2021: 624.000 lekë

Detyrime Llogari overdraft: 121.526 lekë Llogari overdraft: 20 euro

Bora Meta

Llogari bankare: 351.616 lekë Llogari bankare: 50.473 lekë

Llogari bankare: 11.516 euro “PrePaid Card”: 1937 euro

Besar Meta

Llogari bankare: 287 paund

Llogari bankare: 2354 euro

Llogari bankare: 141 692 lekë

PASURIA E FAMILJES BASHA

Lulzim Basha

Të ardhura nga paga si kryetar i PDHSH-së: 1.009.140 lekë Të ardhura për mbulimin e shpenzimeve e telefonisë celulare: 126400 lekë.

Aurela Basha

Nuk disponon pasuri të regjistruara veçmas.

Lulzim Basha ka kohë që kërkon vetting në politikë, njësoj si tek drejtësia. Por pyetja që shtrohet është: A do e plotësonin kriterin e pasurisë politikanët tanë?/