Transmetuar më 27-11-2021, 11:09

Ish konkurrenti i Për’puthen, Argjend Rraci ka hedhur dyshime se Efi dhe Bruno, të cilët duket se po ecin mirë dhe janë gati për të nisur një lidhje dashurie, njihen jashtë.

Nga ana tjetër Bruno nuk e ka pritur mirë këtë deklaratë dhe ka reaguar në Instagram Story.

“-Unë dhe Efi nuk njihemi nga jashtë, FAKT. Efi nuk është ku kam bërë unë tatuazhet (bën tag 3 biznese tatuazhesh) këta e dëshmojnë më së miri. -Në Inking Tattoo kanë shkuar gjysma e gocave dhe çunave për të bërë tatuazhe asnjë nga ata nuk e ka parë Efin. -Argjend kur të kesh qoftë edhe 1 fakt të vetëm tregoje në televizion dhe thuaj jam i sigurt, se nqs del gënjeshtar e mashtrues në fund të gjithë kësaj e ata harrojnë do ia kujtoj unë.

-Shumë njerëz duan të jenë Don Kishot-a, por harrojnë se nqs nuk janë pak Sanço Panço atëherë janë më fallco se lajmet e zullumet që krijojnë. Qëndroni me këmbë në tokë njerëz, e pa pasur fakte mos akuzoni e mos përbaltni, në fund të fundit jeta nuk mbetet veç në televizion, të keni pak fytyrë kur kaloni në rrugë”,-ka shkruar Bruno.

Argjendi ia ka kthyer po virtualisht.

“Bruno loçka vllavit, a të kanë mësu se që ti thuash dikujt mashtrues duhet së pari të kesh nderin të jesh i sinqertë vet dhe ti nuk e ke …dhe ti e di mirë se për ça po flas. Unë s’du me u marr me ju se as nuk më interesoni, thjesht pyetem në një panel për një opinion dhe e them atë që mendoj. Unë nuk kam prova që ju njiheni edhe jashtë, por kam prova që ti mashtron. Si thua ta lëm me kaq?” , ka shkruar Argjendi.